Euro 2012 fillon me barazim

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Nikoqirja e kampionatit evropian, Euro 2012, Polonia, ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen hapëse ndaj rivalit në Grupin A, Greqisë.

Para fillimit të takimit kemi parë një ceremoni të jashtëzakonshme që zgjati rreth 13 minuta, ndërsa kur lojtarët hynë në fushë, gjithçka filloi të marrë formë tjetër, atmosfera futbollistike filloi të mbretëronte në Stadiumin Kombëtar në Varshavë.

Gjithçka filloi më mirë për polakët, të cilët filluan duke e dominuar sfidën. Pas një aksioni të shpejtë nga krahu, arritën të realizojnë me anë të Robert Lewandoëskit, i cili shënoi (17’) me kokë për 1-0.

Në vazhdim të takimit gjërat u përmirësuan edhe më tej për polakët, të cilët nuk arritën të shfrytëzojnë rastet e volitshme të treguara para portës greke. Sa u përket grekëve, ata morrën një goditje të rëndë një minutë pa përfunduar pjesa e parë, pasi Papastathopoulos u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak në terren ekipin e tij.

Në pjesën e dytë shohim një start shumë më ndryshe nga ai i pjesës së parë. Pas një harkimi në zonë dhe gabimit të Szczesnyt, ishte Salpingidis ai që shënoi për 1-1 nga afëria (51’).

Ndeshja kështu ndryshoi rrjedhën. Grekët filluan të aplikojnë lojën e tyre monotone me shumë ndërprerje, ndërsa pas një pasimi të bukur në zonë i cili vuri në pozitë shënimi Salpingidisin, portieri i Arsenalit, Szczesny u detyrua ta ndalë në mënyrë të pa lejuar sulmuesin grek, duke u përjashtuar nga loja dhe duke ua dhënë rastin grekëve të kalojnë në epërsi me anë të penaltisë.

Në lojë hyri portieri i PSV-së, Tyton, i cili në mënyrë heroike ndali penaltinë e goditur nga kapiteni i Greqisë, Karagounis (70’).

Polonia kërkoi golin e fitores pas këtij intervenimi bravoroz, por nuk arriti ta gjente dot portën, duke bërë që ky takim, i pari i Euro 2012, të përfundojë me barazim 1-1.

Me këtë barazim skuadrat kanë nga një pikë në Grupin A, ndërsa presin edhe Çekinë dhe Rusinë të zhvillojnë ndeshjen e tyre në ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...