Modric lojtar i United?
Manchester United është duke finalizuar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric.
The Sun raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe se Modric është në rrugë për Old Trafford.
Bosi i United, Sir Alex Ferguson ka ofruar së fundmi 25 milionë funte, duke e ngritur ofertën në 30 milionë funte bazuar në paraqitjet dhe sukseset e klubit.
Modric do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare të vlefshme 26 milionë funte.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet pas përfundimit të Euro 2012.
Category: Futboll
0 Komente