Miami Heat kampion i ri i NBA-së

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

LeBron James ka arsyetuar titullin MVP i sezonit pasi drejtoi skuadrën e tij Miami Heat drejt titullit të kampionit të NBA-së pas fitores së mbrëmshme 121-106 ndaj Oklahoma City Thunder.

Pasi humbën ndeshjen e parë finale ndaj Thunder, Heat fituan të katër ndeshjet tjera dhe mbrëmë vulosën dilemën duke mbyllur serinë e ndeshjeve me rezultat 4-1. James bëri një paraqitje brilante, duke realizuar triple-double me 26 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime dhe u emërua MVP i ndeshjeve finale pasi përfundimisht fitoi kurorën e kampionit pas tre pjesëmarrjesh në finale. Edhe pesë lojtarë të tjerë te Heat shënuan pikë dyshifrore, përfshirë Chris Bosh me 24 pikë dhe rezervën Mike Miller me 23 pikë.

Kampioni i trefishtë i NBA-së, Kevin Durant, udhëhoqi te Thunder me 32 pikë, derisa Russell Westbrook dhe James Harden shënuan secili nga 19 pikë për skuadrën nënkampione të NBA-së. Ky ishte titulli i dytë për Miamin pas triumfit në vitin 2006 dhe ka fshirë ca kujtimet e hidhura nga disfata nga Dallas Mavericks në finalet e vitit të kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...