Moratti mbron Balotellin

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dalë në mbrojtje të yllit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.

Moratti beson se italiani duhet të pranohet ashtu siç është.

“Unë gjithmonë jam në gjendje të fal gjithçka. E kam idenë se si është Balotelli, pasi e njoh që kur ai ishte djalosh. Ai ka një familje të mahnitshme, që e admirojnë dhe mbrojnë atë dhe ai e shpaguan dashurinë e tyre”.

“Por ka diçka në të që e bën atë mosbesues ndaj çdokujt, edhe ndaj atyre që e respektojnë, siç është rasti me Prandellin, që e ka ftuar atë në ekipin kombëtar”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...