Michel kërkon përsëritjen e finales së 1984
Trajneri i Sevillas, Michel, ka zbuluar se ai dëshiron të shohë një përsëritje të finales së kampionatit evropian të vitit 1984 mes Spanjës dhe Francës.
Spanja është dashur të priste deri në vitin 2008 për t’i dhënë fund pritjes 44 vjeçare për trofeun kontinental, por bosi i Sevillas dëshiron të shohë një finale me Francën, që kësaj radhe do të shkonte në favor të spanjollëve.
“Shpresoj se do të shohim finale mes Spanjës dhe Francës, me ç’rast Spanjë do të hakmirrej për finalen e vitit 1984. Spanja është favorite për Euro 2012 dhe ka treguar vazhdimësi në përgatitje”, ka thënë Michel.
Category: Euro 2012
0 Komente