Mourinho lëvdon trajnerin e ri të Liverpoolit

dardanmiftari | Friday, June 01, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përshëndetur vendimin e drejtuesve të Liverpoolit për të emëruar për trajner të ri ish-menaxherin e Swanseas, Brendan Rodgers.

“Jam shumë i kënaqur me emërimin e tij si trajner i Liverpoolit, sidomos pasi ai e bëri këtë si pasojë e punës fantastike te Swansea”.

“Brendan është njeri i mirë, një njeri familjar dhe mik i mirë”, ka thënë Mourinho.

Rodgers e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve te Readingu para se të transferohej nga Mourinho te Chelsea, ku Rodgers mori përvojën e duhur për t’u ngritur në piedestal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...