Nadal, katastrofë në bari
Përgatitjet e Rafael Nadal për grand-slam turneun Wimbledon kanë marrë një goditje të rëndë, pasi spanjolli është eliminuar herët në turneun Halle Open nga gjermani Phillip Kohlschreiber.
Gjermani triumfoi me rezultat 6-3 dhe 6-4 vetëm katër ditë pasi Nadal e fitoi titullin e tij të shtatë në French Open.
Është hera e parë që Kohlschreiber e ka mposhtur Nadalin pas tetë ndeshjeve të humbura, teksa nga ana tjetër në formë të mirë në bari ishte Roger Federer, që e ‘hëngri’ serbin Milos Raonic.
Category: Tenis
0 Komente