Barca transferon gjashtë vjeçarin

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka siguruar shërbimet e talentit brazilian, gjashtëvjeçarit Artur Miani.
Miani ka arritur të impresionojë në provat e tij te Barcelona, pasi motra e tij e anëtarësoi në faqen zyrtare të klubit katalanas në internet.

Më pas ai mori një letër nga Barca të premtën ku i konfirmohet se ka kaluar me sukses testet dhe se mund t’i bashkohet klubit në shtator.

“Kjo është krenari e madhe. Ai ka luajtur me fëmijë që s’i ka parë kurrë në jetën e tij. Ai madje ka arritur t’ia dalë përkundër udhëtimit të gjatë. Jam shumë i lumtur. Djali im është pranuar te klubi më i madh në botë. Ai është gjashtë vjeç, nuk mund të qëndrojë vet, por sigurisht e ëma do të jetë me të pasi unë s’mund të largohem nga Brazili”, ka potencuar babai i Artur për Globoesporte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...