Nasri kërkon falje

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Samir Nasri ka kërkuar falje për sjelljet e tij pas ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2012 ndaj Spanjës të shtunën, kur Franca u eliminua nga gara evropiane.

Ylli i Manchester Cityt u përplas dhe ofendoi një gazetar pasi Franca pësoi me rezultat 2-0 nga Spanja. Si pasojë, Federata Franceze e Futbollit ka nisur një kërkim për veprimet e 25-vjeçarit, dhe ky i fundit mund të përjashtohet për dy vite nga përfaqësuesja.

“Shumë të vërteta të shtrembëruara qarkullojnë për momentin. Dua që tifozët, në veçanti fëmijët, ta dinë se sinqerisht më vjen keq që fjalët mund t’i kenë tronditur ata”.

“E dua ekipin e futbollit të Francës, futbollin dhe kam një respekt të thellë për publikun. Për pjesën tjetër, ishte një rast personal në mes meje dhe disa gazetarëve. Do ta shpjegoj vetë kur të jetë momenti i duhur”, ka thënë Nasri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...