Meireles: Portugalia si Chelsea

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Raul Meireles thotë se Portugalia mund t’i befasojë të gjithë në Euro 2012, siç befasoi Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Portugalia në gjysmë-finale të garës evropiane do të takohet me kampionin në fuqi të Evropës dhe Botës, Spanjën, që shihet favorite, por Meireles mendon se edhe në këtë garë do të ketë befasi.

“Sezonin e kaluar fitova dy tituj me Chelsean dhe në një prej tyre, Ligën e Kampionëve, askush nuk kishte shpresa për neve – veçanërisht kur ne u përballëm me Barcelonën”.

“Por ne dëshmuam se ata e kanë gabim pasi e bëmë edhe kundër Bayern Munich në finale në stadiumin e tyre. Portugalia mund të mësojë nga kjo, se ju kurrë nuk dilni në fushë dhe të ndjeheni të mposhtur pavarësisht se të tjerët ju kanë eliminuar”.

“Është koha që Portugalia të zgjohet dhe të dëshmojë çfarë mund të bëjë. Ne duhet ta kapim rastin dhe ta bëjmë vendin tonë krenar”, ka thënë Meireles.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...