Podolski: T’i japim fund Italisë

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi gjerman Lukas Podolski është i vendosur të ndihmojë rekordin e tmerrshëm të vendit të tij kundër Italisë, kur dy përfaqësueset të takohen nesër në gjysmëfinale të Euro.

Gjermania ka dështuar të fitojë ndaj Azzurrëve në ndonjërin prej shtatë përplasjeve të tyre në garat e mëdha, e fundit prej të cilave ishte në Kupën Botërore 2006.

“Është koha ta thyejmë këtë seri. Që nga viti 2006 ne jemi përmirësuar dukshëm. Sot ne kemi një filozofi krejtësisht tjetër dhe një skuadër tjetër. Italianët e dinë këtë”.

“Një gjë është e qartë – ne duam të jemi në finale, andaj duhet t’i mposhtim italianët. Prandaj shpresoj që ky të jetë fundi i Italisë në këtë kampionat evropian”, ka thënë Podolski.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...