Cesar: Të vazhdojmë me fitore

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Portieri i Interit, Julio Cesar, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të vazhdojnë me fitore, ashtu që t’u shmangen me pikë rivalëve për Scudetto.
Nerazzurët arritën të kthehen nga disvantazhi prej një goli për të mposhtur Palermon në Sicili dhe aktualisht kanë shtatë pikë nga tri ndeshje, po aq sa ka Cesena në krye të tabelës.
“Tash shpresojmë të qëndrojmë në krye të tabelës. Të fillosh në këtë mënyrë është shumë me rëndësi”.
“Gjëja më e vështirë në një sezon kaq të gjatë është qëndrimi në vendin e parë... Shpresojmë të qëndrojmë aty për një kohë të gjatë”, ka thënë braziliani për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...