Në finale luajnë Gjermania dhe Spanja – thotë Beckenbauer

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, beson se Spanja dhe Gjermania do të jenë sërish në finale të Kampionatit Evropian.

Sipas tij, Gjermania do ta mposhtë Italinë dhe Spanja do ta eliminojë Portugalinë për ta përsëritur finalen e katër viteve më parë, por kuptohet me shpresën që gjermanët të fitojnë kësaj radhe.

“Mund të shihni se italianët janë kthyer dhe ata meritojnë plotësisht të jenë në gjysmëfinale. Nëse luajnë si luajtën dje (e diel) , do të jetë një ndeshje e vështirë për ekipin gjerman, por një ndeshje e kalueshme”.

“Ekipi portugez ka bërë përshtypje të mirë që nga fillimi i turneut dhe nuk do të jetë lehtë për Spanjën”.

“Mendoj se ata duhet të përmirësohen për ta mposhtur Portugalinë, por mendoj se nëse gjithçka shkon sipas planit, finalja do të jetë Gjermania kundër Spanjës”, ka theksuar Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...