Spanja di si ta neutralizojë Ronaldon

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Anësori spanjoll, Pedro Rodriguez, është i bindur se bashkëlojtarët e tij do ta mbajnë nën kontroll superyllin portugez, Cristiano Ronaldo, në gjysmëfinalen e të mërkurës.

Anësori i Real Madridit ka qenë në formë të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit në Euro 2012 (ndaj Holandës dhe Republikës Çeke) duke e dërguar kombëtaren e tij në katër skuadrat e fundit të turneut.

“Cristiano është lojtar fantastik, i cili është në formë të shkëlqyer dhe duhet të kihet parasysh”.

“Mirëpo, mendoj se dimë si ta neutralizojmë, prandaj të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, kemi shumë vetëbesim, por do të jetë vështirë”, është shprehur 24-vjeçari për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...