Nedved: Nuk do të pushojmë gjatë verës

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ka siguruar tifozët e klubit se Zonja e Vjetër nuk do të pushojë në kërkim të transferimeve të reja këtë verë.

“Ne kemi ide të qarta [se çfarë duam të bëjmë] dhe ne sigurisht se nuk do të flemë këtë verë”, ka thënë ish-mesfushori Bianconer për Tuttosport.

Juventusi raportohet se tashmë është afër marrëveshjes me dyshen e Udineses, Mauricio Isla dhe Kwadwo Asamoah, derisa raportohet se i ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar edhe të riun e Pescaras, Marco Verratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...