Pato: I kam tejkaluar lëndimet

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mendon se i ka tejkalaur problemet e tij me lëndimet dhe shpreson të luajë për Brazilin në Lojërat Olimpike.

Sulmuesi Rossoner përjetoi një sezon katastrofik për shkak të lëndimeve dhe shpreson që t’i ketë kaluar këto telashe, për një sezon të ri të suksesshëm.

“Kam pasur një problem muskulor, i cili më shkaktoi dëme të mëdha. Për një muaj ne i ribalancuam muskujt dhe kam qenë në gjendje të luaj. Të gjitha lëndimet ishin dramatike për mua. Unë rikuperohesha, më pas ndjeja dhimbje pas dy ndeshjeve. E di potencialin tim dhe shpresoj të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka theksuar Pato.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...