Pele: Maradona nuk më urren
Legjenda braziliane, Pele, ka mohuar ekzistimin e një armiqësie mes tij dhe të madhit të Argjentinës, Diego Maradona, duke thënë se ata kanë raporte të mira.
Dy ish-lojtarët e kanë sulmuar njëri-tjetrin disa herë verbalisht gjatë deklaratave mediatike, mirëpo braziliani thotë se gjithçka është një lojë.
“Dieguito më do. Ne tallemi shumë me njëri-tjetrin, është e gjitha një lojë. Raportet janë të shkëlqyera”, ka thënë Pele.
Pele e ka ngritur tri herë trofeun e Kupës së Botës (1958, 1962 dhe 1970), ndërsa gjatë karrierës së tij ka shënuar 1281 gola në 1363 ndeshje.
Category: Futboll
0 Komente