Zarate nuk e mohon kthimin te Lazio
Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarate, ka deklaruar se do të ishte i hapur që të kthehej te Lazio gjatë verës.
25-vjeçari e kaloi sezonin në formë huazimi te Interi, ku gjeti pak hapësira nën Gian Piero Gasperinin dhe Claudio Ranierin, por me ardhjen Andrea Stramaccionit, ai ishte pjesë e skuadrës bazë.
Forma e tij në ndeshjet e fundit, ka bërë që Nerazzurrët të mendojnë për ta blerë, megjithatë Zarate e ka bërë të qartë se ai është lojtar i Lazios.
“Situata ime është e qartë: Unë jam pronë e Lazios. Nëse ka ndonjë klub që më dëshiron, do të flasim rreth kësaj”.
“Nëse presidenti Claudio Lotito dëshiron të më mbajë, atëherë është në rregull. Do të kthehem te Lazio dhe do të jap më të mirën”, ka deklaruar argjentinasi për Il Corriere dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente