Pirlo i bindur për sukses në Euro 2012

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, është i ngazëllyer nga ajo çfarë sheh në kampin italian.
Italia pati një fillim të qëndrueshëm në Euro, duke barazuar 1-1 ndaj Spanjës, që shihej si favorite e takimit.

“Kemi ndjenja pozitive për këtë, veçanërisht pas ndeshjes së parë. Ka shumë besim, ne jemi të vetëdijshëm për fuqinë tonë si ekip dhe me këto komponente ne mund të shkojmë larg”, ka thënë Pirlo.

Italia sot përballet me Kroacinë, e cila pas fitores ndaj Republikës së Irlandës ka kryesimit e grupit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...