Sneijder u kërkon falje tifozëve

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Wesley Sneijder ka lëshuar një kërkim falje në drejtim të tifozëve të Holandës pasi skuadra e tij u mposht 2-1 nga Gjermania në ndeshjen e dytë të Euro 2012.
“I kërkoj falje çdokujt për gjithçka. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk e kemi parashikuar këtë. Ka një ndjenjë se ne i lejuam gjermanët të fitojnë”, ka thënë Sneijder për De Telegraaf.

“Ishte vështirë. Ne tash kemi humbur dy herë, por ende kemi një shans. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë”.

“Në fakt kam menduar se jemi jashtë. Nuk kam menduar shumë për skenarin si qëndron tash. Kam kuptuar se nëse ne mposhtim Portugalinë, ende kemi një shans. Ne duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...