Portugalia duhet të jetë e guximshme ndaj Gjermanisë

dardanmiftari | Wednesday, June 06, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Portugalisë do të zhvillojë lojë ofensive në përballjen e parë të Euro 2012 ndaj Gjermanisë – ka deklaruar trajneri Paulo Bento.

Edhe pse kombëtarja e tij vjen nga tri ndeshje miqësore pa fitore, 42-vjeçari ka thënë se nuk ka frikë nga ‘Mannschaft’ dhe se do ta kërkojë fitoren.

“Duhet të jemi të organizuar për ta mposhtur Gjermaninë. Do të na nevojitet edhe kurajë, mirëpo nëse mendojmë vetëm për t’u mbrojtur, atëherë nuk do të marrim rezultat të mirë”.

“Duhet të sulmojmë, por në një mënyrë të organizuar. Mbi të gjitha duhet të jemi të fortë, agresivë dhe kohezivë, sidomos kur ta humbim topin”, ka qartësuar Bento për Uefa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...