Vazhdojnë thashethemet për të ardhmen e Del Pieros
Përfaqësuesit e Alessandro Del Pieros gjenden në Meksikë, ku po takohen me drejtuesit e top-klubeve të interesuara për ikonën e Juventusit, raportojnë mediat.
Sulmuesi legjendar ka deklaruar se nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër italian, ndërkohë që klube nga SHBA-të, Amerika Latine e Spanja kanë shprehur interesim për të.
Sipas Record, skuadrat meksikane, Club America dhe Cruz Azul, janë shprehur të interesuara për shërbimet e 37-vjeçarit, i cili nuk kërkon më shumë se dy milionë euro për sezon.
Category: Futboll
0 Komente