Prandelli: Do ta sulmojmë Gjermaninë

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se ata do ta sulmojnë Gjermaninë në gjysmëfinalen e sotme të kampionatit evropian.

“Kurrë nuk mendoj më shumë se sa ndeshja e radhës. Le të fokusohemi në këtë ndeshje dhe të bëjmë një paraqitje të shkëlqyeshme, pastaj do të shohim nëse finalja është ëndërr, reale ose e merituar”.

“Sigurisht se ndeshja mund të përfundojë me çdo rezultat. Ne kemi vetëm një armë dhe kjo është posedimi. Nuk mund të kalojmë në mbrojtje në qasjen tonë, pasi do të ishte e padrejtë dhe madje e papjekur të hedhim poshtë dy vite punë kur është fjala te realizimi”.

“Andaj ne do të marrim përsipër disa rreziqe, por gjithmonë do të përpiqemi të luajmë futboll”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...