Cesc i ngazëllyer me penaltinë vendimtare
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, është i ngazëllyer që ka shënuar penaltinë e fitores për Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2012 ndaj Portugalisë.
Kjo ishte një përsëritje për Fabregas pasi ai bëri të njëjtën gjë në Euro 2008 kur Spanja eliminoi Italinë dhe thotë se ai e dinte se çfarë e priste.
“Kisha intuitën dhe doja penaltinë e pestë. I thash Toni Grande [asistentit spanjoll] se mendoj se mund ta përsëris momentin e madh [nga ndeshja ndaj Italisë]”.
“Ata fillimisht më thanë ta gjuaj të dytën, por thash ‘jo, më jepni të pestën’, pasi e kisha këtë parandjenjë”, ka deklaruar Fabregas.
Category: Euro 2012
0 Komente