Prandelli do të mbetet trajner i Italisë

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete, ka bërë të ditur se Cesare Prandelli do të vazhdojë në postin e trajnerit të Italisë pavarësisht se si do të shkojnë gjërat në Euro 2012.

Azzurrët duhet të fitojnë ndaj Republikës së Irlandës dhe të shpresojnë që Spanja dhe Kroacia të mos barazojnë me rezultat 2-2 ose më lartë, në mënyrë që të kualifikohen në çerekfinale.

Megjithatë, FIGC e ka bërë të qartë se puna e strategut italian nuk varet nga (mos)suksesi në Kampionatin e sivjetmë Evropian.

“Cilido qoftë rezultati final, Prandelli dhe federata do ta vazhdojnë bashkëpunimin për dy vite të tjera”, ka deklaruar Abete për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...