Prandelli: S’ka problem nëse tërhiqemi nga Euro

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, nuk do ta kishte problem nëse Italia do të tërhiqej nga pjesëmarrja në kamiponatin evropian, Euro 2012, për të mirën e futbollit dhe të vendit në përgjithësi, pas skandalit të fundit të manipulimit të ndeshjeve që ka penguar përgatitjet e Azzurëve.

Faza përgatitore e Italisë për Euro 2012 mori goditje të rëndë kur Domenico Criscito ishte larguar nga ekipi për shkak se ishte vënë nën hetime për manipulim ndeshjesh, teksa Leonardo Bonucci dhe Gianluigi Buffon po ashtu janë në dyshim për pjesëmarrje në skandalin Scommessopoli.

“Nëse do të më thoshit do të ishte më mirë që Italia të mos luante në Euro 2012, atëherë nuk do të kisha problem me këtë”.

“Ka gjëra në jetë që unë besoj se janë më me rëndësi se futbolli. Unë do të doja të flisnim vetëm për futboll, por çfarë po ndodh tani po na detyron të bëjmë ndryshe”, ka deklaruar Prandelli.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se në rast të thirrjeve raciste drejtuar Mario Balotellit në Euro 2012, Italia do të merrte masa si për shembull i gjithë stafi do të hynte në fushë pa paralajmërim për ta ndërpreë takimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...