Redknapp do ta pranonte postin e trajnerit të Anglisë
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka pranuar se do të largohej nga Spursat për të marrë postin e trajnerit të Anglisë nëse do t’i ishte bërë oferta.
Pas dorëheqjes së Fabio Capellos, Redknapp ishte njëri nga të favorizuarit për ta marrë drejtimin e Tre Luanëve, mirëpo Federata Angleze e Futbollit vendosi që këtë post t’ia ofronte Roy Hodgsonit.
“Do ta pranoja, mirëpo asnjëherë nuk jam kontaktuar”, ka deklaruar Redknapp për BBC.
Category: Futboll
0 Komente