Robben: Humbja nga Danimarka, sikur finalja e LK

dardanmiftari | Sunday, June 10, 2012 | 0 Komente

Anësori i Holandës, Arjen Robben, ka thënë se disfata nga Danimarka në ndeshjen e parë të grupit të vdekjes ishte e hidhur sikurse finalja e Ligës së Kampionëve.

“Kjo është e pa beueshme. Unë nuk dua të flas shumë për finalen e Ligës së Kampionëve, por kjo ishte e ngjashme. Ata do të pyesin veten në shtrat: si e fituam këtë ndeshje? Nuk është mëkat, por është një goditje, një mrekulli. Ishte sikur film i keq”.

“Fakti se ne nuk shënuam gola do të thotë se jemi faj vet. Unë nuk e di nëse ishte për shkak të mungesës së fokusit apo për shkak të fatit të keq. A kemi besim? Absolutisht që po. Europiani për ne nuk ka përfunduar. Ndaj danezëve luajtëm mirë. Ne duhet të jemi optimistë”, ka potencuar Robben.

Holanda takohet me Gjermaninë më 12 qershor dhe duhet të shënojë fitore nëse mendon kualifikimin tutje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...