Ribery i liruar pas fitores
Anësori i Francës, Franck Ribery, ka pranuar se ndihet më lirshëm pas fitores ndaj Ukrainës, që i dha kryesimin Les Bleus në Grupin D.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme. Ne ishim shumë të fokusuar. Ne kemi luajtur më mirë ndaj Anglisë, ne kemi luajtur shpejt dhe fituam ndeshjen, ndërsa më me rëndësi ne nuk pranuam gola”.
“Ne jemi ekip i ri dhe duam që të shënojmë gjatë gjithë kohës. Më vonë, ndoshta do t’u japim gjërave kuptim. Por, tani ndihem mirë. Në nivel personal, gjithçka shkoi shumë mirë. Kisha një ndeshje të mirë ndaj Anglisë dhe sonte unë kam pasur ndeshje shumë të mirë”, ka thënë Ribery.
Category: Euro 2012
0 Komente