Ronaldo: Unë do t’i ekzekutoj penaltitë

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i sigurt se përfaqësuesja e tij mund të konkurrojë me Gjermaninë në sfidën e tyre në kuadër të Euro 2012.

Lojtari i Real Madridit dështoi nga penaltia në një ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian, mirëpo ai nuk do të hezitojë që të ekzekutojë ndonjë penalti nëse i jepet kombëtares së tij.

“I kam ekzekutuar penaltitë shumë mirë gjatë sezonit. Duhet t’ua jepni meritat portierëve që i kanë mbrojtur penaltitë e mia”.

“Nëse na jepet ndonjë penalti, unë do të jem ai që do ta ekzekutoj. Do të përpiqem të bëj më të mirën”, u ka thënë CR7 gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...