Rosell kritikon Mourinhon

dardanmiftari | Thursday, June 21, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka lëshuar një kritikë të freskët në drejtim të trajnerit të Real madridit, Jose Mourinho.

Mourinho ende kujtohet kur ia futi gishtin në sy trajnerit të ri të Barcelonës (aso kohe zëvendës) në përballjen El Clasico në mes të dy gjigantëve spanjoll vitin e kaluar.

“Unë do të kërkoja falje nëse trajneri i klubit tim ia fut gishtin në sy dikujt. Kurrë nuk do ta pranoja një trajner i cili dëshiron të fitojë me çdo çmim”, ka thënë Rossell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...