Schweinsteiger i gatshëm për Portugalinë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, është deklaruar i gatshëm nga stafi mjekësor i përfaqësueses gjermane për sfidën hapëse të Grupit B ndaj Portugalisë.

Mesfushori i Bayernit kishte pësuar së fundmi një lëndim dhe kishte dyshime nëse ai do të mund të luante ndaj Portugalisë.

Sidoqoftë, mjekur Hans-Wilhelm Muller-Wohlfart ka konfirmuar se 27 vjeçari do të jetë në dispozicion të Loeë për sfidën ndaj ekipit Iberik.

“Bastian nuk ka probleme, nuk ka dhimbje. Ai do të jetë në gjendje që të luajë. Ai do të jetë i gatshëm për Portugalinë”, është shprehur mjeku gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...