Trapattoni: Mos nënvlerësoni Italinë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Irlandës, Giovanni Trapattoni, ka paralajmëruar të gjithë rivalët se në Euro 2012, skuadra më befasuese mund të jetë Italia, përkundër formës së dobët në të cilën gjendet kombëtarja Azzure.

“Do të ishte gabim i madh nëse mendoni se Italia është e mbaruar, sepse ne nuk e dimë se si ata po punojnë në stërvitje”.

“Të jeni të sigurtë se kur ne takohmi me Italinë, ata do të jenë ekip tjetër. Do të shohim se çfarë ata po bëjnë në stërvitje, kjo nuk është violinë, nuk prishet aq lehtë”, është shprehur Trappatoni.

Irlanda bën pjesë në një grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...