Sneijder akuzon ekipin për spiunazh

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, ka thënë se ai beson se ekziston një spiun në ekipin kombëtar holandez, teksa ka refuzuar t’ia lë fajin trajnerit Bert Van Marwijk.

Pasi holandezët shfaqën paraqitjen e tyre më të keqe në histori të kombëtares së tyre në një turne të mëdha, ishte mesfushori i Interit ai që ka analizuar dështimin fatal të Tulipanëve.

“Ne nuk mund të fajësojmë trajnerin për këtë, ai bëri punë të madhe për ne në katër vitet e fundit. Por, janë disa probleme në skuadër të cilat duhet të zgjidhen, sikurse për shembull të zbulohet lojtari, i cili tregon taktikat te mediat para ndeshjeve”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...