Suker: Modric, shko te Reali

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi legjendar kroat, Davor Suker, ia ka sugjeruar Luka Modricit që të mos refuzojë një kalim te Real Madridi.

Modric po lidhet me një kalim te Reali, pasi Florentino Perez u impresionua nga lojtari në ndeshjet e tij në Euro 2012, kurse Suker tani është duke dhënë shtytjen e tij si ish-lojtar i Realit.

“Si presidenti i ardhshëm i futbollit kroat, unë do të doja ta shoh Luka Modricin te Real Madridi. Ai ka cilësinë dhe aftësinë të luajë për një klub të madh sikur Real Madridi. Por, për këtë do të flas edhe me Perezin dhe Mourinhon”, ka theksuar Suker për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...