Ujkani i kënaqur që kthehet te Palermo

dardanmiftari | Tuesday, June 19, 2012 | 0 Komente

Samir Ujkani është i ngazëllyer që rikthehet për të luajtur për Palermon.

Pas paraqitjeve si i huazuar te Novara, portieri shqiptar duket se ka impresionuar presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini, i cili konfirmoi së fundi se do ta rikthejë Ujkanin për sezonin e ardhshëm.

“Jam i ngazëllyer, shansi im ka ardhur dhe mezi pres të rikthehem te Palermo, ku filloi karriera ime e klasit katër sezone më parë”.

“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm presidentin pasi ai më ka dhënë shumë dhe tash më jep një shans të rikthehet me Rosanero”.

“Herën e kaluar kur ai më telefonoi ishte dy muaj më parë pas njërit prej shumë lëndimeve që pësova sezonin e kaluar. Ai më tha të rikthehem shpejt dhe të kthehem edhe më i fuqishëm se më herët”, ka thënë njëshi i kombëtares shqiptare për Giornale di Sicilia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...