Weiser: Jam te klubi më i mirë gjerman

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Transferi i ri i Bayernit të Munichut, Mitchell Weiser, ka thënë se ai beson se ka kaluar te klubi më i mirë gjerman, pas transferimit të tij nga Kolni në Allianz Arena.

Weiser i cili i bashkohet Xherdan Shaqirit te Bayerni, ka pasur vetëm fjalë të mira për gjigantin gjerman.

“Unë nuk do të isha larguar nga Kolni as për Realin. Sidoqoftë, të luash për klubin më të mirë gjerman është nder i madh dhe unë e shfrytëzova rastin. Unë mund të zhvillohem këtu”, ka potencuar Weiser.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...