Wenger: City dhe Barca më shkatërruan

dardanmiftari | Saturday, June 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë një pohim të jashtëzakonshëm, duke thënë se Manchester City dhe Barcelona kanë tentuar që t’ia shkatërrojnë punën shumëvjeçare të bërë te Arsenali.

Verën e kaluar Fabregas kaloi te Barcelona, kurse dyshja Clichy-Nasri kaloi te kampioni aktual Manchester City, kurse kjo nuk i ka pëlqyer aspak francezit.

“Shpeshherë njerëzit tentojnë ta shkatërrojnë punën tuaj. Unë humba Nasrin, Clichyn dhe Fabregasin në një moshë kur ata do të mund të bënin diferencën për Arsenalin”, ka theksuar Wenger.

Arsenali pritet të jetë shumë kompetitiv sezonin e ardhshëm pasi tashmë ka kompletuar transferimet e Podolskit dhe të golashënuesit më të mirë në kampionatin francez, Olivier Giroud.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...