Agnelli: Tridhjetë në fushë

dardanmiftari | Wednesday, July 11, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka deklaruar se klubi nuk i pranon metodat e Federatës Italiane të Futbollit në numërimin e titujve të Serie A, të cilët i ka fituar Zonja e Vjetër.

Bianconerët ngritën titullin e 30-të në fushë (në sezonin 2011/2012), por ata kanë zyrtarisht 28 tituj pasi iu janë marrë titujt nga sezonin 2004/2005 dhe 2005/2006, si pasojë e skandalit Calciopoli.

“Gjithmonë kam thënë se Juve do të respektojë vendimet e asaj kohe. Kanë dalë fakte të reja, prandaj kam vendosur që të mos pajtohem me atë vendim. Ndeshjet ishin legale dhe unë duhet ta mbroj kompaninë që e përfaqësoj si president dhe si tifoz i Juventusit”.

“E bëmë matematikën: 1 + 1 + 1 + 1 + 1 etj., e barabartë me 30. Aritmetika e federatës është që të minusojë dy dhe të fitojë 28. Prandaj ne i larguam dy yjet nga fanella dhe lartë shkruam fjalët ‘Tridhjetë në fushë’”, ka thënë i pari i Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...