Tottenhami nuk do ta transferojë Carrollin

dardanmiftari | Wednesday, July 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Liverpoolit, Andy Carroll.

Njoftimet e fundit thonë se Redsat janë të gatshëm që ta huazojnë 23-vjeçarin, megjithatë Villas-Boas nuk mendon se Spursat do ta transferojnë atë.

“Nuk është e drejtë që unë të komentoj rreth kësaj. Nuk jam i sigurt rreth qëllimeve të Liverpoolit për Andy Carroll. Mirëpo, ai nuk është një lojtar për të cilin jemi të interesuar”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...