Macheda i lumtur me kthimin te United

dardanmiftari | Wednesday, July 11, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, dëshiron ta lë pas vetes sezonin zhgënjyes dhe të fillojë mbarë fushatën 2012/2013.

Lojtari italian është kthyer në Old Trafford pas huazimeve të Sampdoria dhe QPR dhe është i vendosur që t’i lë përshtypje trajnerit Sir Alex Ferguson.

“Është bukur që kthehem te Manchester Unitedi. Kur shkon në huazim e kupton se sa e rëndësishme është që të luash për këtë klub”.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe mezi pres fillimin e sezonit”.

“Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes. Në gjashtë muajt e parë nuk mu dhanë shumë mundësi dhe vendosëm se ishte më mirë për mua që të huazohesha”, ka thënë 20-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...