Juve dëshiron të gjitha trofetë në sezonin e ri

dardanmiftari | Wednesday, July 11, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, është shprehur mjaft entuziast para fillimit të sezonit të ri duke thënë se Bianconerët duan t’i fitojnë të gjitha garat ku marrin pjesë.

“Vepruam vërtet mirë në vitin e kaluar dhe nuk do të jetë lehtë që të vazhdojmë edhe më mirë. Do të luajmë po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Janë shumë gara të rëndësishme para nesh dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha”, ka thënë kiliani për faqen zyrtare të klubit.

Ai është shprehur i kënaqur me përforcimet e reja duke theksuar se ndjehet mirë që Bianconerët po bëhen gjithnjë e më të fortë para fillimit të sezonit të ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...