Allegri: Fitorja ndaj Schalkes na e forcon moralin
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se fitorja e mbrëmshme në miqësoren ndaj Schalke ka qenë e rëndësishme për moralin e skuadrës.
Rossonerët janë në mjegull pas largimit të Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, dhe pas disfatave nga Juventusi dhe Interi në Trofeu Tim gjatë të shtunës. Por fitorja e mbrëmshme 1-0 ndaj Schalkes i jep shpresa Allegrit.
“Jam i kënaqur me fitoren, është fitore e rëndësishme. Kjo ishte e nevojshme për moralin. Komentet pas Trofeut Tim nuk ishin të këndshme, edhe pse kjo do të tregohet në aspekt të të qenit të gatshëm për 2 gusht”.
“Por ndjehem i qetë; jam i kënaqur me ekipin. Rivalët ishin të rrezikshëm vetëm në dy raste, derisa ne ishim të mirë në kundërsulme”, ka thënë Allegri.
Category: Futboll

















0 Komente