Iniesta: Klubi ka të ardhme të sigurt

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Andres Iniesta beson se Barcelona ka çdo arsye të jetë optimiste për të ardhmen pasi disa lojtarë të rinj janë të gatshëm të kalojnë në ekipin e seniorëve.

Lojtarët si Martin Montoya, Sergi Roberto dhe Gerard Deulofeu, që të gjithë janë parashikuar të bëhen lojtarë të ekipit të parë në të ardhmen e afërt, dhe Iniesta mendon se prania e më shumë lojtarëve të cilët kanë kaluar nëpër të njëjtin proces, është siguri për lojtarët e rinj.

“Klubi ka siguruar të ardhmen në pozita të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për lojtarët e rinj është që ata të ndjehen komfort me lojtarët seniorë”.

“Lojtarët e ardhshëm duhet të ndjehen të lumtur që bashkohen me një grup lojtarësh të cilët dikur ishin në situatë të njëjtë me të cilën ata janë tash”.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ju duhet të keni vetëbesim në vete, duke ditur se ju duhet të kaloni nëpër të njëjtat situata të ndryshme, kur ju do të duhet të keni besim në atë çfarë bëni”, ka thënë Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...