Mata: Dua Brazilin në finale të Olimpiadës

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Juan Mata thotë se atij do t’i pëlqente një finale futbolli Spanja - Brazil në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Mesfushori i Chelseat, triumfoi me Spanjën në kampionatin evropian në futboll Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë dhe tash dëshiron edhe një trofe tjetër.

“Një finale Spanjë – Brazil do të ishte e mrekullueshme për shkak të nivelit të dy ekipeve dhe lojtarëve, por për momentin do të isha i lumtur të jem në finale dhe nuk shqetësohem se me kënd përballem”.

“Për Spanjën ta fitojë medaljen e artë nuk është obsesion. Pasi në të gjitha garat e luajtura nga ekipi kombëtar, ju duhet ta pranoni atë presion shtesë, por nuk do të jetë e lehtë dhe ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.

“Lojërat Olimpike tentojnë të tregojnë më shumë befasi, andaj ne do të duhet veçanërisht të jemi të kujdesshëm me ekipet nga Afrika dhe Azia, të cilët mund t’i vështirësojnë gjërat për ne në çdo ndeshje”, ka thënë Mata.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...