Torres: Chelsea mund ta fitojë Ligën Premier

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se Chelsea ka një skuadër të aftë për ta fituar Ligën Premier.

Torres, i cili të martën iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në turneun në Shtetet e Bashkuara pas pushimit të zgjatur pas Euro 2012, është i bindur se do të shtojë edhe një trofe në sezonin e ri.

“Do të më pëlqente ta fitoj Ligën Premier. Shpresoj kjo të ndodhë këtë vit, por sigurisht ne do të duhet të luftojmë shumë për këtë”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...