Antonini: Largimi i Silvas, goditje e rëndë

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Luca Antonini ka pranuar se shitja e Thiago Silvas te PSG ishte goditje shumë e rëndë për Rossonerët.

“Thiago Silva është mbrojtësi më i fortë në botë dhe kjo është humbje e madhe për Milanin. Më vjen keq që ai u largua, ai është mik i mirë, ne kemi luajtur katër vjet së bashku”.

“Klubi e ka marrë vendimin dhe ne duhet që ta respektojmë atë. Ne nuk jemi të brengosur, Galliani shpeshherë bën goditje të mëdha në fund të merkatove”, është shprehur Antonini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...