Mascherano të rinovojë kontratën
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me klubin katalanas, raporton Sport.
Argjentinasi është një prej lojtarëve kyç të ekipit nga Camp Nou që prej transferimit të tij 22 milionësh nga Liverpooli. Kjo është vërejtur në mënyrë të veçantë pas largimit të Yaya Toures drejt Cityt.
Sipas Sport, Mascherano me sukses ka zhvilluar bisedimet me zyrtarët e klubit, të cilët janë pajtuar praktikisht që t’ia rinovojnë kontratën dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Category: Futboll
0 Komente