Arbeloa dhe Pepe mirëpresin Modricin

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Dyshja e Real Madridit, Alvaro Arbeloa dhe Pepe kanë mirëpritur interesimin e gjigantit spanjoll për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.

“Modric është lojtar i madh. Jam i ngazëllyer që ai mund t’i bashkohet Real Madridit. Ne kemi shumë mesfushorë të mirë, kështu që ata mund të garojnë për një vend në përbërjen e parë”, ka theksuar Arbeloa.

Diçka më i ftohtë ishte Pepe, i cili thjesht tha se Modric është lojtar i mirë.

“Unë e di se ai është lojtar i mirë”, ka deklaruar Pepe.

Real Madridi është pranë transferimit të mesfushorit kroat, i cili besohet se do t’i kushtojë Los Blancos hiç më pak se 40 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...