Arteta: City favorit për fituar Ligën Premier

dardanmiftari | Thursday, July 26, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se Manchester City është favirut për të mbrojtur titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Dy skuadrat angleze të premten do të përballen me njëra-tjetrën në një miqësore para-sezonale në Kinë, dy muaj pasi Blutë mposhtën Manchester United në garën për titullin e Ligës Premier.

“Mendoj se Manchester Ciuy do të jetë ekipi favorit në sezonin e ardhshëm të Ligës Premier. Nëse ne mund t’i mposhtim ata në Pekin, do të ishte një fillim i ndritshëm i sezonit të ri”.

“Sido që të jetë, Arsenali po ashtu ka shanse të mëdha për të luftuar për titull, nëse ne mund të tregojmë aftësitë tona plotësisht, ne mund të mposhtim çdo rival”, ka thënë Arteta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...